Hotel Dodona
Hotel Dodona ndodhet ne nje plazh privat ne Sarande, dhe ofron per te gjithe ju nje pishine sezonale verore, Wi-Fi falas ne zonen publike dhe ne dhoma. Cdo dhome eshte e mobiluar me nje stil modern dhe permban ballkon me pamje anesore ose ballore nga deti. Tek ne mund te gjeni nje restorant qe ofron kuzhine internacionale, Shqiptare dhe Italiane. Hotel Dodona eshte ndertuar ne vitin 1998 dhe qe atehere i ofron klienteve sherbime te plota per pushime relaksuese.